TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Qershor 2023, 16:46

Nuk ka liri për Vangjush Dakon, GJKKO lë në burg ish-kreun e Bashkisë së Durrësit

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka liri për Vangjush Dakon, GJKKO lë në burg ish-kreun e

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Dy ditë më parë me urdhër të SPAK u arrestuan Dako dhe 6 ish-vartës të tij, ndërkohë që 3 të tjerë u lanë në “arrest shtëpie”. Sot ata dolën në gjykatë për tu njohur me masat e Sigurisë.

Dako është shprehur se nuk ka shkelur aspak ligjin, teksa sa i takon tenderit për shëtitoren në Currila ka thënë se nuk ka pasur fare dijeni, duke ja u faturuar akuzat vartësve.

Sipas Dakos kjo procedurë prokurimi publik është zhvilluar nga specialistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni. Burime brenda seancës bëjnë me dije se kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur në asnjë moment procedurën e prokurimit për këtë tender.

Ish kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i ka kërkuar gjykatës masë më të butë sigurie. Avokati i tij mbrojtës Petrit Ismaili përpara gjykatës është shprehur se Dako nuk ka lidhje me akuzat, e për këtë ai ka kërkuar masa më të buta si ajo e arrestit shtëpiak, detyrim për tu paraqitur, apo edhe garanci pasurore.

Por gjykata nuk është pajtuar me këtë kërkesë duke pranuar kërkesën e SPAK.  Ndërsa për topografin Adrian Bulkun, Gjykata e Posaçme nga arrest me burg vendosi arrest shtëpie. Për Diana Dedjan, specialiste e Urbanistikës në Bashkisë e Durrësit u vendos ngaarrest shtëpie, në detyrim për t’u paraqitur. Kurse për të akuzuarit e tjerë, masa nuk ka ndryshuar.

Dako dhe 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit u vendosën nën masë sigurie për shkak se akuzohen për shpërdorim detyre. Një akuzë ka të bëjë me dhënien e lejeve të ndërtimit për një pallat, i cili u dëmtua nga tërmeti. Pallati ishte projektuar për 10 kate, mirëpo firma ka ndërtuar 4 kate shtesë. Dako i ka dhënë më pas leje, ndonëse katet ishin shtuar duke shkelur ligjin. Rasti i dytë ka të bëjë me ndërtimin e një shëtitore në zonën e Currilave. Dëmi i shkaktuar është rreth 18 milionë lekë të reja.

 

dako gjykata

Lini një Përgjigje