TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Qershor 2023, 17:09

Arrestimet në Durrës, gjykata lehtëson masat e sigurisë për dy bashkëpunëtorët e Dakos

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimet në Durrës, gjykata lehtëson masat e sigurisë

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.  Sot ai doli para gjykatës bashkë me ish-bashkëpunëtorët e tij. Gjykata vendosi që të lehtësojë masën e sigurisë vetëm për dy prej tyre.

Për topografin Adrian Bulkun, nga arrest me burg, gjykata e posaçme nga arrest me burg vendosi arrest shtëpie. Për Diana Dedjan, specialiste e Urbanistikës në bashkisë e Durrësit u vendos masa detyrim për t’u paraqitur, ndërkohë që ishte në “arrest shtëpie”.

Zyrtarët e marrë të pandehur dhe masat e sigurisë

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre  2 herë. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg.

Fiqiri Farruku, administrartor i firmës së ndërtimit Fakle Sh.p.k. Akuza: falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Ermal Lama, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Fatmir Ejupi, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Adrian Bulku, topograf. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest në shtëpi

Adnand Toçila, përgjegjës i zyrës urbanistike. Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Meri Semini, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest në shtëpi

Firzilet Hajdëri, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest në shtëpi

Diana Dedja, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Detyrim për tu paraqitur.

gjkko dako

Lini një Përgjigje