TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2023, 13:16

Kërcënoi me armë xhaxhanë e tij pas konfliktit për pronat, arrestohet 29-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënoi me armë xhaxhanë e tij pas konfliktit për

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Shkodër, pasi gjatë një konflikti ka kërcënuar me jetë xhaxhain e tij.

Elvis Kosuri, banues në fshatin Gimaj ka kanosur me armë zjarri pushkë, xhaxhanë e tij, shtetasin Z. K., 64 vjeç, banues në fshatin Ndërlisaj, Shkodër pas një konflikti për motive pronësie.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pushkë, disa fishekë luftarak dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa që u gjetën në banesën e 29-vjeçarit.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një konflikt ndërmjet disa familjarëve mund të përshkallëzohej deri në përdorimin e armës së zjarrit, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e këtij konflikti.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në vendin e ngjarjes, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Elvis Kosuri 29 vjeç, banues në fshatin Gimaj, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë, xhaxhanë e tij, shtetasin Z. K., 64 vjeç, banues në fshatin Ndërlisaj, Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pushkë, disa fishekë luftarak dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa që u gjetën në banesën e 29-vjeçarit."-njofton policia.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

policia kanosje me arme

Lini një Përgjigje