TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2023, 17:39

Operacioni i Shërbimit të Burgjeve/ I zhvatën shtetases çeke 28 mijë euro përmes mashtrimit, ndalohen 3 persona në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i Shërbimit të Burgjeve/ I zhvatën shtetases

3 persona janë ndaluar nga policia dhe Shërbimi i Burgjeve, pasi dyshohet se i kanë marrë një shtetaseje çeke 28 mijë euro përmes mashtrimit.

Mësohet se janë ndaluar shtetasit: M.B, lindur dhe banues në Cërrik i datëlindjes 18.01.1982, i akuzuar për veprën penale “Mashtrim” parashikuar nga neni 143 paragrafi 3 i Kodit Penal; E.F, lindur dhe banues në Cërrik, i datëlindjes 31.07.1988, i akuzuar për veprën penale “Mashtrim” parashikuar nga neni 143 paragrafi 3 i Kodit Penal, aktualisht i paraburgosur në IEVP Peqin për të njëjtën vepër penale.

Po ashtu është caktuar masa shtrënguese “ndalim i daljes jashtë shteti”, në ngarkim të shtetases;

A.F, lindur dhe banues në Cërrik, e datëlindjes 05.01.1990 akuzuar për veprën penale “Mashtrim” parashikuar nga neni 143 paragrafi 3 i Kodit Penal

Nga veprimet procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në bazë të materialit kallëzues të shtetases Çeke V.R të dërguar nga SHKBB, ka regjistruar procedimin penal nr.630 viti 2023, pasi shtetasit e mësipërm nëpërmjet mashtrimit në bashkëpunim me njëri tjetrin i kanë marrë shumën prej 28.000 eurosh të copëzuar në intervalin kohor prej 4-muajsh. Nga veprimet e shpejta hetimore dhe të dokumentuara në kohën e momentin e duhur nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve është bërë e mundur sekuestrimi i shumës 13.540 euro CASH.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

ceke mashtrim

Lini një Përgjigje