
Policia Italiane dyshohet se ka arrestuar një prej vëllezërve Verracaku, të shpallur në kërkim për masakrën e Velipojës.
Në qershor të vitit 2021 u ekzekutuan 4 persona në Velipojë, pas një konflikti për vendosjen e çadrave në bregdet. Mes viktimave ishin dy vëllezërit Gocaj, babai i Arjan Verracakut i vrarë në 2018 dhe një 20 vjeçar. Ndërsa mbetën të plagosur vëllai i Kujtim Verracakut dhe një adoleshent të cilët sipas policisë dyshohet se janë autorë të konfliktit me armë.
Policia arrestoi pas krimit Hasan Ferracakun 54- vjeç dhe Elmelind Dyli 17-vjeç. Por u shpallën në kërkim Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Besar Verracaku.
Mediat italiane shkruajnë sot se një prej personave të shpallur në kërkim është arrestuar. Shqiptari u kap në një hotel në Mosano Adriatico dhe gjithashtu bëhet me dije se ishte në hetim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas mediave italiane ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në Shqipëri në 2021, ku mbetën të vrarë katër persona dhe dy të tjerë u plagosë. Ende nuk ka një emër se në fakt kush është ndaluar.
Interesant është fakti se pak ditë më parë policia arrestoi një 30-vjeçare, e cila mashtroi familjen Verracaku duke i marrë shuma të mëdha parash, me premtimin se do të ndërhynte për të lehtësuar akuzat ndaj vëllezërve Verracaku për masakrën e Velipojës.
Lini një Përgjigje