TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Nëntor 2024, 10:15

Me 1 mln euro cash në kamion, arrestohet shqiptari në Mal të Zi; si u zbuluan paratë mes ngarkesës

Shkruar nga Pamfleti

Me 1 mln euro cash në kamion, arrestohet shqiptari në Mal të Zi;

Një shqiptar ka rënë në pranagt e policisë në Mal të Zi pasi u kap 1 mln euro cash në kamion.

Departamenti i Policisë Speciale në Mal të Zi ka gjetur rreth 815.000 euro gjatë kontrollit të një mjeti transportues me ngarkesë të drejtuar nga shtetasi shqiptar Marenglen Tozaj 44 vjeç në pikën e kalimit kufitar Bozaj (Hani i Hotit).

Kontrolli i mjetit është iniciuar nga Prokuroria Speciale e Shtetit. Po ashtu, paraprakisht Drejtoria doganore gjatë kontrollit në vendkalimin kufitar Bozaj tek i njëjti person ka gjetur edhe 135.000 euro.

Ky është rasti i tretë i transportimit të parave nga Gjermania, në drejtim të Shqipërisë. Dy rastet e mëparshme i kapën nga policia kufitare e Shkodrës në pikën e kalimit kufitar Muriqan. Nga sa mësohet, të tre rastet e parave, e kishin pikë nisje qytetin e Dortmundit nga Gjermania.

“Paratë ishin të fshehura në ngarkesë dhe për shkak të ekzistencës së dyshimit se ato kanë ardhur nga veprimtari kriminale dhe se origjina e tyre është fshehur me transferimin e tyre dhe kështu është kryer vepra penale e pastrimit të parave, në shumën totale prej rreth 950.000 euro, i dyshuari është privuar nga liria dhe prokurori special pas seancës i ka caktuar masën e ndalimit deri në 72 orë nga momenti i heqjes së lirisë”, njofton SDT.

 

1 mln euro cash shqiptar mal te zi

Lini një Përgjigje