TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Mars 2025, 17:07

Mbajti pa dëshirë në banesë një 15-vjeçare dhe dyshohet se e ngacmoi seksualisht, arrestohet i riu në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Mbajti pa dëshirë në banesë një 15-vjeçare dhe

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka mbajtur në banesë pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare.

Sipas policisë, dyshohet se autori ka ngacmuar seksualisht vajzën e mitur. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet mjek prerës (thikë).

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje