TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Mars 2025, 12:29

U vra nga ish-pronari, kunati i viktimës jep detaje për ngjarjen në Vushtri: Ajo punoi 8 vite tek ai!

Shkruar nga Pamfleti

U vra nga ish-pronari, kunati i viktimës jep detaje për ngjarjen

Kunati i Nexhmije Haradinit, e cila u qëllua për vdekje nga ish-pronari i furrës së bukës në Stanoc të Vushtrrisë, ka rrëfyer momentin kur mori vesh vrasjen e saj.

“Ka punuar 8 vite aty, por e largoi 3 herë nga puna. Herën e katër nuk pranoi të kthehej më në punë, ky e bëri për xhelozi se punonte në një gjelltore tjetër. Lajmin e mora vesh pasi erdha nga puna, zbrita tek rruga dhe pashë shumë njerëz. Vrapova dhe më thanë “një grua është vrarë”, nuk e dija kush ishte, Kur më tha komshia më pas.

Vëllai na ka treguar se e kishte kërcënuar, kanë menduar se e kishte vetëm nga nervozizmi. Ishalla rasti i fundit, por këto raste nuk ndalen. Të gjithë kanë motra (qan), më dhimbsen kur i shoh femrat, vajzat, gratë, mundohen të punojnë, të ndihmojnë burrin dhe shtëpinë, në fund e pësojnë më së keqi, vetëm femrat nga njerëzit e ligë”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje