TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Mars 2025, 09:43

Me shpejtësi tej normave, 22-vjeçarja përfundon në hyrje të pallatit në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Me shpejtësi tej normave, 22-vjeçarja përfundon në hyrje

Një aksident i rrezikshëm ka ndodhur në lagjen 5, tek “Rruga e Dëshmorëve”, në Durrës.

Mësohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave te lejuara. Drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin pas kalimit të rrethrrotullimit, duke dalë nga rruga.

Si pasojë, automjeti është përplasur me një pemë, një automjet te parkuar dhe një biznes në afërsi, duke përfunduar në hyrjen e një pallati.

22-vjeçarja, është dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

 

Lini një Përgjigje