
Një 45-vjeçar në Kukës është arrestuar nga policia pasi kultivoi bimë narkotike në 3 parcela gjatë vitit 2024.
Gjatë operacionit të qershorit Policia e Kukësit arriti të kapë 3 parcela me bimë narkotike kanabis nëpërmjet pamjeve me dron dhe ka gjetur në banesën e tij një armë kallashnikov.
Policia e Kukësit në bazë të informacioneve të siguruara ka vendosur ditën e sotme në pranga Micin, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Kukësit.
"Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kroi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim. Në qershor 2024, kultivoi bimë narkotike në 3 parcela dhe posedoi kallashnikov, lokalizohet dhe arrestohet 45-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Komisariati i Policisë Kukës finalizoi operacionin “Kroi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi N. M., 45 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata e Kukësit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në qeshor 2024, shërbimet e Policisë konstatuan se 45-vjeçari kishte kultivuar bimë narkotike, në 3 parcela, në vendin e quajtur “Mahalla e Kroit të Madh”. Më tej, nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje