
Një 41-vjeçar ka rënë rastësisht në prangat e policisë. Ai ka qenë duke udhëtuar me makinë, por ka shkelur rregullat e qarkullimit, pas verifikimeve ka rezultuar se ai ishte dënuar me 5 vite burg për drogë.
“Në vijim të monitorimit dhe verifikimeve në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me qëllim konstatimin e shkeljeve rrugore dhe ndëshkimin e autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi Mariglen Abedini, 41 vjeç.
Pas verifikimeve ka rezultuar se ai ishte aktualisht në kërkim, sepse Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vunë në pranga 41-vjeçarin, me qëllim ekzekutimin e këtij vendimi”, tha policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje