TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2025, 21:26

Makina të shkrumbuara tërësisht, publikohen pamjet brenda garazhit të përfshirë nga zjarri

Shkruar nga Pamfleti

Makina të shkrumbuara tërësisht, publikohen pamjet brenda

Një zjarri i madh ra pasditen e sotme te një pallat te Komuna e Parisit. Zjarri ra te kompleksi “Kika 1”, teksa flakët shpërthyen te garazhi i pallatit. Sipas autoriteteve janë djegur 3 makina, teksa në pamje duket se janë shkrumbuar totalisht.

Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.  Janë djegur 3 automjete të parkuara, banorët janë evakuuar dhe situata nuk paraqet rrezik për njerëzit. Ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike. Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave”, tha Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.  

 

Lini një Përgjigje