
Të paktën 4 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një pallat në zonën e Komunës së Parisit, pasditen e sotme në Tiranë.
Dy prej të lënduarve janë fëmijë të mitur që po trajtohen te Pediatria në QSUNT, ndërsa një e moshuar raportohet se është rrëzuar nga shkallët. Gjithashtu e lënduar ka mbetur edhe nëna e dy fëmijëve të mitur.
Të dhënat lidhur me ngjarjen janë kontradiktore. Nuk dihet ende nëse personat e lënduar kanë pësuar djegie apo sfiksi për shkak të tymit të krijuar si rezultat i flakëve.
Më herët, autoritetet njoftuan vetëm për dëmtimin e 3 automjeteve që ndodheshin në garazhdet e pallatit 8 katësh, ndërkohë që nuk u njoftua për dëmtime në njerëz.
Lini një Përgjigje