TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Korrik 2023, 18:45

Makina përplaset me trafikndarësen dhe bie në kanal, plagosen dy persona

Shkruar nga Pamfleti

Makina përplaset me trafikndarësen dhe bie në kanal, plagosen dy

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e së martës në autostradën Vlorë-Fier. Bëhet me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona.

Një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen dhe më pas ka rënë në kanal anës rrugës.

Policia, ambulancat, por dhe zjarrfikësit ndodhen në vendgjarje. Mësohet se në makinë ndodheshin dy persona, pasgjerja femër që ka marrë dëmtime serioze, dhe drejtuesi i “Audi-t” i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësohet ata janë nxjerrë me vështirësi nga automjeti dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia po punon për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

audi trafikndarse plagosje makina

Lini një Përgjigje