TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Gusht 2023, 09:50

Prishja e pazareve të drogës, dy vëllezërit kanosin sipërmarrësin për 200 mijë eurot borxh në Elbasan; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Prishja e pazareve të drogës, dy vëllezërit kanosin

Prishja e pazareve të drogës kanë sjellë kanosje të një sipërmarrësi në Elbasan.

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim pasi të dy së bashku kanë kërcënuar një person për paratë e pazarit të drogës.

Bëhet me dije se i arrestuari është Altin Dervishi 35-vjeç, si dhe i shpalluri në kërkim vëllai i tij, Ervis Dervishi.

Mësohet se dy vëllezërit kanë kërcënuar një 34-vjeçar, për t’iu dhënë 200 000 euro që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit.

I kërcënuari nga dy vëllezërit Dervishi është Aleko (Blerim) Mehmet Ferhati, i datëlindjes 31 shtator 1989, banues në fshatin Kajan të Belshit.

Të tre kanë qenë bashkëpunëtorë në trafikun e drogës por që më pas duket që pazaret janë prishur. Sakaq, policia njofton se  u sekuestruan 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë, në pronësi të 2 vëllezërve.

"Si rezultat i reagimit menjëherë pas marrjes së denoncimit se një 34-vjeçar shtrëngohej nëpërmjet kanosjes, për të dhënë një shumë të konsiderueshme parash, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pressure”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 35 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi E. D., 31 vjeç, të dy banues në Belsh.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas kanë kanosur një shtetas 34 vjeç, që ai t’iu jepte shumën 200 000 euro, e cila dyshohet se rrjedh nga veprimtari të përbashkëta kriminale, në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë vendit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë, në pronësi të 2 vëllezërve. Vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit, si dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.", njofton policia.

Ndërkohë, më 1 mars të 2023 Altin Dervishi u përfshi në një incident të ndodhur në Belsh, ku u qëllua me pistoletë në drejtim të Arjan Tafanit. Fatmirësisht nuk e kapën plumbat por shenjat ishin të dukshme në autobus.

droge 200 mije euro elbasan

Lini një Përgjigje