TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Gusht 2023, 09:42

Humbën orientimin gjatë natës në plazh, policia ndihmon 4 turistë spanjollë në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

Humbën orientimin gjatë natës në plazh, policia ndihmon 4

Katër turistë spanjollë të cilët kishin humbur gjatë natës në plazhin e quajtur “Pllakatun” të Sarandës janë ndihmuar nga policia.

Ata kishin kërkuar ndihmë sepse ishte errësirë dhe nuk njihnin terrenin.

Pasi u lokalizuan 4 turistët janë transportuar, me mjet lundrues, nga deti, dhe më pas i kanë shoqëruar në vendin ku ishin akomoduar në Sarandë, informoi policia.

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për gatishmërinë e treguar si dhe për ndihmën e ofruar.

"4 turistët janë lokalizuar nga shërbimet e Policisë, të cilat i kanë transportuar ata, me mjet lundrues, nga deti, dhe më pas i kanë shoqëruar në vendin ku ishin akomoduar në Sarandë. Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për gatishmërinë e treguar si dhe për ndihmën e ofruar.", njofton policia.

 

turiste sarande plazh

Lini një Përgjigje