TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Gusht 2023, 09:01

“Më goditi”, pas denoncimit të qytetares, pezullohet nga puna efektivi i policisë në Berat

Shkruar nga Pamfleti

“Më goditi”, pas denoncimit të qytetares, pezullohet nga

Një efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme në Berat është pezulluar nga puna. 

Bëhet me dije se bëhet fjalë për efektivin Dejvi Toska.

Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, thuhet se punonjësi i policisë ka thyer rëndë Kodin Etik, ndërsa një qytetare është ankuar se është goditur nga ai.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP (Rajoni Fier – Berat) ka kallëzuar penalisht një tjetër punonjës policie, për të cilin është bërë edhe pezullimi nga detyra.

Bëhet fjalë për D.T., efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Berat, i cili me veprimet e tij ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit, ndërsa një qytetare është ankuar se është goditur nga efektivi i Policisë”, thuhet ne njoftim.

Nderkohe materialet hetimore paraprake i kaluan Prokurorisë pranë Giykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm, Berat.

berat pezullim efektiv policie

Lini një Përgjigje