TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Gusht 2023, 07:20

Aksident në Korçë, makina përplaset me "Benz-in" dhe shpërthejnë në flakë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Korçë, makina përplaset me "Benz-in"

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:25, në lagjen nr.4 në Korçë.

Shtetasja M. Ç., duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin kantinë tip "Benz", të parkuar në rrugë.

Si pasojë e përplasjes, të dyja automjetet kanë shpërthyer në flakë. Shërbimet e zjarrfikëses në vendngjarje, bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Drejtuesja e automjetit shtetasja M. Ç., u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

aksident korce makina flake

Lini një Përgjigje