TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Gusht 2023, 21:15

Akuzohet për vrasjen e kunatit në Itali, kush është Gëzim Gjini që u arrestua në Lezhë; zbardhet dinamika e ngjarjes

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për vrasjen e kunatit në Itali, kush është

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i 30-vjeçarit Gëzim Gjini në Lezhë, i cili ra në pranga 8 muaj pas vrasjes së kunatit të tij në Itali.

Ai u arrestua në një kafene në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Pas arrestimit, për 30-vjeçarin me origjinë nga Shënkolli, nisën procedurat për ekstradimin e tij në Itali, aty ku së bashku me 3 persona të tjerë mes të cilëve dhe motrën e tij akuzohet për vrasjen e kunatit, Petrit Caka.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në 13 Dhjetor të 2022 në Roça Priora.

Akuzohet për vrasjen e kunatit në Itali, kush është
Motra e Gëzim Gjinit gjatë shoqërimit nga policia italiane

Për të fshehur vrasjen, Gëzim Gjini, e motra e tij dhe 2 bashkëpunëtorët e tjerë tashmë të vënë në pranga e inskenuan ngjarjen si grabitje, ku Caka u vra pa mëshirë, duke u goditur disa herë me thikë.

Por hetimet e autoriteteve italiane si dhe përgjimet e zhvilluara zbuluan të gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë.

Konkretisht rezultoi se Gëzim Gjini dhe dy bashkëpunëtorët e tij ishin thirrur prej motrës së tij për të vënë në jetë planin e vrasjes. Autorët mbërritën në Itali në aeroportin e Romës më 10 Dhjetor, ndërsa vetëm 3 ditë më pas u ekzekutua Petrit Caka.

Akuzohet për vrasjen e kunatit në Itali, kush është

Ishte gruaja e tij që njoftoi karabinierët për ngjarjen duke deklaruar se ka gjetur në shtëpi trupin e pajetë të bashkëshortit të saj, thënie këto që rezultuan të pavërteta. Shkak për realizimin e këtij plani u bënë konfliktet e vazhdueshme mes çiftit, që shpesh herë sipas gruas kishin përfunduar me dhunimin e saj.

vrasje kunat itali gezim gjini lezhe

Lini një Përgjigje