TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Gusht 2023, 17:39

Aksidenti në Gjirokastër, identifikohet bariu që humbi jetën nga përplasja e dy mjeteve

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti në Gjirokastër, identifikohet bariu që humbi jetën
Foto nga vendngjarja

Është identifikuar i bariu i cili ndërroi jetën si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti që u përfshi një aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Burime bëjnë me dije se viktima është 60-vjeçari Vasil Gega, i punësuar në një stan afër fshatit të Jorgucatit.

Bariu ndodhej anës rrugës në momentin që u përplas nga një mjet tip Nissan, me drejtues shtetasmin e inicialet T.G. Mjeti tip Nissan dhe një furgon u përplasën në autastradë duke bërë që të dy të përfundonin në fushën anës rrugë.

Fatkeqësisht goditja ka qenë fatale për bariun 60-vjeçar, ndërkohë që u plagosën gjithashtu dhe 2 pasagjerë. Ata janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

aksident gjirokaster bariu makina

Lini një Përgjigje