TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Gusht 2023, 15:10

Ra nga 15 metra lartësi, kush është 31-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Ra nga 15 metra lartësi, kush është 31-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një punëtor shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi e konsiderusheme teksa punonte.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes në Halyvourgia, teksa 31-vjeçari i identifikuar si Erlando Orhanlli punonte për një kompani teknike në Athinë, e cila merrej me mirëmbajtjen e çative.

Mediat greke bëjnë me dije se i riu shqiptar është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Volos, por për shkak të plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.

Më tej thuhet se shqiptari mund të ketë rënë nga 15 metra lartësi, ku sipas informacioneve paraprake raportohet se ai humbi ekuilibrin dhe ra.

 

greqi shqiptar lartesi

Lini një Përgjigje