TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Gusht 2023, 11:10

U kapën në Vlorë me mina me telekomandë, lihen në burg xhaxhai dhe nipi

Shkruar nga Pamfleti

U kapën në Vlorë me mina me telekomandë, lihen në burg

Fatjon dhe Ergys Gjonaj, xhaxha dhe nip që u kapën me mina dy ditë më parë në qytetin e Vlorës janë lënë në burg.

Seanca gjyqësore u mbajt sot në orën 09:30 minuta. Prokurorja Ajkuna Anxhaku e ka cilësuar si të ligjshëm arrestin dhe ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për Fatjon dhe Ergys Gjonaj.

Gjyqtarja Emirjana Dimo ka lënë në fuqi masën e sigurisë.

Xhaxha e nip u arrestuan në hyrje të qytetit të Vlorës, mbrëmjen e 9 gushtit 2023, pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tyre u zbulua se kishin fshehur dy minat me telekomandë në kroskotin e makinës me të cilën po lëviznin.

Të dy janë arrestuar në hyrje të qytetit të Vlorës, ndërsa rezultojnë banues në Laç.

Konkretisht, ata i kishin fshehur dy minat me telekomandë në kroskotin e makinës me të cilën po lëviznin. Këto mina ishin të programuara për shpërthim në distancë dhe sipas policisë dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale dhe ishin të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatorë për shpërthim. Këto mina u sekuestruan në kuadër të operacionit “Knock Out 2”.

Zbulimi i këtyre minave me telekomandë, vjen dy ditë pasi Policia e Vlorës parandaloi një tjetër ngjarje kriminale, ku një 35-vjeçar Amarildo Nikolli (Xhanej), u arrestua me një pistoletë silenciator, me fishek në fole gati për qitje, një sasi municioni luftarak, doreza dhe kapuç në çantën e shpinës.

Lini një Përgjigje