
Ramiz Muçollari është ekzekutuar sot në banesën e tij nga forcat RENEA të cilët kishin shkuar për ta arrestuar, pasi mbrëmjen e djeshme kishte plagosur gruan e djalin dhe refuzonte të dorëzohej.
Mësohet se autori qëlloi disa herë drejt efektivëve. Muçollari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
62-vjeçari plagosi me thikë në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe dhe me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç. Aktualisht dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.
Konflikti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia u njoftua pasi ai ka paralajmëruar se do t'i vrasë.
Për më shumë se 8 orë, gjatë natës duke vijuar deri sot në mëngjes, banesa e 62 vjeçarit në fshatin Qesarakë të Maliqit ka qenë e rrethuar nga forcat të policisë së Korçës, Maliqit dhe RENEA-s e cila kishte shkuar në ndihmë. 62-vjeçari nuk pranonte dorëzohej.
Ndaj tyre është qëlluar disa herë me armë zjarri, mitraloz të lehtë megjithëse policia i bënte thirrje dhe negocionte për tu vetëdorëzuar.
"Pas plagosjes së dyfishtë, 62 vjeçari u mbyll në banesë dhe nuk i'u përgjigj thirrjes së Policisë Vendore për t'u dorëzuar, por ka qëlluar me armë zjarri (mitraloz të lehtë) në drejtim të tyre. Në mëngjes forcat Speciale "Renea", kanë mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës së Ramiz Muçollari, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës dhe ka hapur zjarr në drejtim të Forcave Speciale "Renea", duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.
“Forcat Speciale "Renea", në zbatim të plotë të procedurave standarte janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 62- vjeçari ka humbur jetën”, njoftoi policia e Korçës.
Si ndodhi ngjarja
Policia kishte shkuar mbrëmjen e djeshme në banesën e 62 vjeçarit pasi kishte marrë informacion se burri kishte plagosur me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij, Pëllumbesha Muçollaridhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij 27 vjeç.
Përgjatë natës, Forcat Speciale "Renea", i kanë bërë thirrje të pandërprera për t'u dorëzuar, por 62-vjeçari nuk i është bindur thirrjeve të Policisë për t'u dorëzuar dhe ka vijuar të qëllojë me armë zjarri drejt Policisë.
Mëngjesin e sotëm, Forcat Speciale "Renea", kanë mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës së shtetasit Ramiz Muçollari, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës dhe ka hapur zjarr në drejtim të Forcave Speciale "Renea", duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.
Forcat Speciale "Renea", në zbatim të plotë të procedurave standarte janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 62- vjeçari ka humbur jetën.
Një fqinj tha se të shtënat ishin dëgjuar natën dhe kishin vijuar edhe në mëngjes.
Sipas policisë, Ramiz Muçollari, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikiatrik, por nuk është shtruar në spital, ndërsa në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët.
Lini një Përgjigje