
Pas rreth një ore përpjekje për të bindur 62-vjeçarin Ramiz Muçollarin të dorëzohet, RENEA ka mundur që të futet në banesën e tij.
Mësohet se forcat RENEA kanë mundur të shkojnë deri ne katin e dyte të banes137 ndersa autori eshte zhvendosur ne papafingo.
Muçollari ka plagosur me thikë në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe dhe me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç.
Aktualisht dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve. Policia ka shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar, i cili është i armatosur me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale.
Në vendngjarje, kanë mbërritur Forcat Speciale “Renea”, të cilët në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, mbajtën të rrethuar zonën, ndërsa 62-vjeçari nuk ka pranuar të dorëzohet dhe vijoi të qëllojë në drejtim të forcave të Policisë.
Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se shtetasi Ramiz Muçollari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Lini një Përgjigje