TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Gusht 2023, 07:31

Krim brenda familjes në Korçë, 62-vjeçari godet me thikë gruan dhe djalin; nuk pranon të dorëzohet 

Shkruar nga Pamfleti

Krim brenda familjes në Korçë, 62-vjeçari godet me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Qesarakë të Maliqit, ku Ramiz Muçollari, 62 vjeç, ka plagosur me thikë në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe dhe me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç.

Konflikti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia është njoftuar pasi ai ka paralajmëruar se do t'i vrasë. 62-vjeçari ka hapur zjarr ndaj uniformave blu, dhe nuk ka pranuar të dorëzohet.

Ndërkohë në Maliq ka mbërritur Renea, është rrethuar zona dhe ende pritet që të mundësohet dorëzimi i autorit, por ka gjasa që ai të ekzekutohet nëse vijon të mos dorëzohet.

Aktualisht dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

"Në vendngjarje, kanë mbërritur Forcat Speciale “Renea”, të cilët në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, po mbajnë të rrethuar zonën dhe po negociojnë me shtetasin Ramiz Muçollari që ai të dorëzohet, por 62-vjeçari nuk ka pranuar dhe vijon të qëllojë në drejtim të forcave të Policisë. Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se shtetasi Ramiz Muçollari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Operacioni për kapjen e tij, po vijon."-njofton policia.

Lini një Përgjigje