
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan ku dy adoleshentë dhe një 20-vjeçar kanë kërcënuar një person me pistoletë lodër.
Policia njofton se ka nisur hetimi në gjendje të lirë për 20-vjeçarin E. D., banues në Elbasan dhe për një 17-vjeçar, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar tjetër.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ata kanë kanosur me sende të forta (pistoletë lodër dhe shkop metalik), një shtetas 38 vjeçar. Sendet u sekuestruan nga policia e Elbasanit në cilësinë e provës materiale.
Lini një Përgjigje