
Një person ka mbërritur i plagosur ditën e sotme në spitalin e Shkodrës.
47-vjeçari është identifikuar si Fatmir Odri nga fshati Grudë e Re i Shkodrës.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal, tek ish-Sanatoriumi dhe i plagosuri po i nënshtrohet një ndërhyrje kirugjikale.
Kanë qenë bluzat e bardha që kanë njoftuar policinë për rastin.Aktualisht po hetohet mbi shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.
"Rreth orës 12:44, në sallën operative të Policisë së Shkodrës, ka mbërritur një telefonatë nga Spitali Rajonal i Shkodrës, se është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën, shtetasi F. O., 47 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili në një rrugicë në afërsi të një lokali, në lagjen “Skënderbeg”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri, në shpatull.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli i saj.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimit e autorit/ëve të tij.", njofton Policia.
Lini një Përgjigje