
Pas rreth 2 orësh kërkime nga policia e Fierit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga uji i trupit të pajetë të 21-vjeçarit Hamit Senka.
I riu u mbyt duke peshkuar në një kanal në Pojan, pasi ra aksidentalisht në kanal.
Mediat raportojnë se i riu ka qenë duke peshkuar me shokët kur ka rënë nga ura brenda kanalit dhe nuk ka mundur të dalë më. Kanë qenë shokët e tij që kanë njoftuar për zhdukjen e 20-vjeçarit.
"Rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi 21 vjeç, banues në Roskovec. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje