
Një fqinj i familjes Muçollari në fshatin Qesarak të Korçës tregon se 62-vjeçari Ramiz Muçollari kishte plagosur mbrëmë bashkëshorten dhe djalin e tij teksa shton se janë dëgjuar të shtëna edhe gjatë natës. Ai shprehet se krismat u dëgjuan edhe mëngjesin e sotëm.
Fqinji pranon se Ramiz Muçollari ishte një person që vuante nga probleme të shëndetit mendor por ishte i qetë. Sipas tij, autori kishte kishte shfaqur probleme dhe shenja agresiviteti 4-5 ditët e fundit.
“U bë mirë kohët e fundit. U bë mirë, ishte i qetë. Mbrëmë në darkë nga ora 21:00, morëm vesh që kishte goditur të shoqen dhe të birin. Gjatë natës qëlloi me armë. Sot gjer tani bam.. bam .. bam… “, tha fqinji.
Lini një Përgjigje