TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Gusht 2023, 10:31

Tentoi të fuste 100 mijë paund të padeklaruara përmes Portit të Durrësit, arrestohet 30-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të fuste 100 mijë paund të padeklaruara përmes Portit

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia Kufitare e Portit të Durrësit pasi ka tentuar të fusë një shumë parash të padeklaruara.

Në kuadër të operacionit të koduar “Fluksi 3”, është bërë i mundur ndalimi i Diafet Palushit, i treti gjatë kësaj jave, për goditjen e tentativave për të futur para të padeklaruara, në vendit tonë, të cilat dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale.

I riu vinte nga Anglia dhe kishte fshehur në çantën e dorës, 100 460 paund, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Sipas policisë mësohet se policia ka sekuestruar 100 460 paund. Gjithashtu gjatë kësaj jave, u sekuestruan 204 230 euro të tjera që tentoheshin të futeshin në vendin tonë, ilegalisht, me 2 autobusë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”.

paund te padeklaruar port durres

Lini një Përgjigje