
Forcat RENEA ekzekutuan Ramiz Muçollarin, 62-vjeçarin nga Maliqi i cili pasi plagosi gruan dhe djalin, hapi zjarr ndaj policisë dhe nuk pranoi të dorëzohej.
Pas thirrjeve të vazhdueshme të policisë për t’u dorëzuar, viktima nuk ka pranuar dhe ka qëndruar i mbyllur në banesë, RENEA arriti që të futet, ndërsa autorit dyshohet se fshihej në papafingo.
Policia në komunikatën zyrtare bën me dije se në momentin e përballjes me RENEA-n, autori ka hapur sërish zjarr, ku si pasojë e shkëmbimit, ka mbetur i vrarë.
"Shkëmbeu zjarr me Policinë lokale dhe më pas me forcat Speciale “Renea”, por si pasojë e shkëmbimit të zjarrit 62- vjeçari humbi jetën.
Forcat Speciale “Renea”, në bashkëpunim me Policinë lokale të Komisariatit të Policisë Maliq dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korcë, prej më shumë se 8-orësh mbajtën të rrethuar në fshatin Qesarakë, Maliq, banesën e shtetasit Ramiz Muçollari, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij.
Shtetasi Ramiz Muçollari, pas plagosjes së dyfishtë u mbyll në banesë dhe nuk i’u përgjigj thirrjes së Policisë Vendore për t’u dorëzuar, por ka qëlluar me armë zjarri (mitraloz të lehtë) në drejtim të tyre.
Ndodhur në këto kushte janë dërguar me urgjencë në vendngjarje, Forcat Speciale “Renea”, të cilat kanë marrë nën kontroll perimetrin e afërt të sigurisë, ndërsa policia lokale është pozicionuar në perimetrin e largët të sigurisë.
Përgjatë natës, Forcat Speciale “Renea”, i kanë bërë thirrje të pandërprera për t’u dorëzuar, por 62-vjeçari nuk i është bindur thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe ka vijuar të qëllojë me armë zjarri drejt Policisë."-njoftoi policia.
Lini një Përgjigje