TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Gusht 2023, 09:33

Zbardhet shkaku i krimit në Maliq, çfarë gjeti policia në banesën e 62-vjeçarit të ekzekutuar

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet shkaku i krimit në Maliq, çfarë gjeti policia në

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Maliq, ku pasi kishte plagosur bashkëshorten e tij dhe goditur djalin, 62-vjeçari Ramiz Muçollari u ngujua dhe hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë dhe të RENEA-s.

Nga përplasja me armë zjarri ka humbur jetën 62-vjeçari Ramiz Muçollari, i cili nuk u dorëzua as pas 8 orë negociatash me policinë.

Mediat bëjnë me dije se viktima kishte një mitraloz të lehtë 12.7 mm dhe arsenal fishekësh.

Ndër të tjera mësohet se shkak për konfliktin në familje është bërë fakti se ai nuk ka pranuar që të shtrohet dhe të marrë kurim në spital për problemet mendore. Ndër të tjera, thuhet se mjeku neurolog u ka thënë familjarëve që për shkak të gjendjes së përkeqësuar të shëndetit mendor duhet që ta shtronin në psikiatri.

krim maliq banese policia

Lini një Përgjigje