TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Gusht 2023, 19:18

Pjesë e grupit kriminal “Ndragheta”, arrestohen dy shqiptarë në Itali që trafikonin kokainë

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e grupit kriminal “Ndragheta”, arrestohen dy

Dy shqiptarë 24 dhe 29-vjeç janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për trafik kokaine.

Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga kanë rënë, Damiano Maiolo dhe Tritan Leika të cilit ishin anëtarë e rrjetit kriminal “Ndragheta”, organizatës që i ka rrënjët në Pioltello.

Mësohet se një prej shqiptarëve, Tritan Leika ishte dënuar më herët dhe kishte edhe 10 muaj e 28 ditë burg të pashlyer, për trafikim droge.

Policia ka kontrolluar shtëpitë e tyre me qen anti-drogë, ku u gjeten 10 mijë e 500 euro para cash dhe 130 gramë kokainë të paketuar në doza gati për shitje. Në shtëpitë e tyre u gjetën gjithashtu edhe mjete për përgatitjen e dozave të kokainës dhe objekte të vjedhura.

Ky hetim filloi përpara dhjetorit 2022 dhe çoi në pranga dhjetëra persona, anëtarë të këtij rrjeti kriminal.

kokaine ndragheta itali shqiptare

Lini një Përgjigje