TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Gusht 2023, 10:37

Kërcënoi për 200 mijë euro 34-vjeçarin në Elbasan, Altin Dervishi në mars qëlloi me armë një autobus

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënoi për 200 mijë euro 34-vjeçarin në
Autobusi i qëlluar me armë në mars

Pazare të prishura droge duket që fshihen pas ngjarjes së ndodhur në Belsh ku dy vëllezërit Altin dhe Ervis Dervishi kanë kërcënuar një person duke i kërkuar për t'i marrë 200 mijë euro.

Policia e Elbasanit informoi sot se paratë ishin përfituar nga trafiku i drogës.

Burimet bëjnë me dije se në 1 mars të 2023 Altin Dervishi u përfshi në një incident të ndodhur në Belsh, ku u qëllua me pistoletë në drejtim të Arjan Tafanit. Fatmirësisht nuk e kapën plumbat por shenjat ishin të dukshme në autobus.

"Qëlloi me armë zjarri në drejtim të shtetasit A. T., për arsye konkurrence, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, pas 1 orë ndekjeje, 35-vjeçari.

Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtonte shtetasi A. T.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi tjetër, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të stacionit të Policisë Belsh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, pas një orë ndjekjeje, është bërë e mundur kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 35 vjeç, banues në Belsh.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit që po drejtohej nga shtetasi A. T., për motive konkurrence (të ardhurat nga transportimi i pasagjerëve, me autobus). Vijojnë veprimet hetimore, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje", thuhej në njoftimin e policisë më 1 mars.

 

altin dervishi elbasan 200 mije euro arme autobus

Lini një Përgjigje