TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2025, 14:49

I vendosën eksploziv në automjet, kush ishte shënjestra e atentatit në Burrel

Shkruar nga Pamfleti

I vendosën eksploziv në automjet, kush ishte shënjestra e

Një sasi lëndë plasëse u gjet poshtë një automjeti të parkuar, në lagjen “Pjetër Budi” në Burrel. Forcat xheniere rrethuan zonën duke krijuar edhe perimetrin e sigurisë. Ndërkohë, pritet që të bëhet edhe shpërthimi i kontrolluar.

Pakoja e dyshuar me eksploziv është konstatuar nga pronari i automjetit Edmond Pasha, i cili më pas ka njoftuar edhe policinë.

Nga informacionet paraprake, mësohet se Pasha nuk është person me precedent penal, ndërsa në dëshminë e tij ka thënë se nuk ka konflikte. Dyshohet se pronari i automjetit ishte shënjeshtra e atentatit me eksploziv.

Lini një Përgjigje