TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2025, 11:55

E rëndë në Bulqizë, minatori humb jetën brenda galerisë 

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Bulqizë, minatori humb jetën brenda

Një minator ka humbur jetën këtë të hënë në një nga galeritë e kromit në Bulqizë.

Paraprakisht mësohet se minatori S.T rreth 40 vjeç ka ndërruar jetë brenda galerisë teksa ishte rikthyer sot në punë pas pushimeve të fundvitit.

Ai është dërguar në spitalin e Bulqizës ku është konfirmuar vdekja e tij.

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat nëse vdekja e minatorit ka ardhur nga shkaqe natyrale apo aksidenti në frontin e punës.

minatori humb jeten

Lini një Përgjigje