33-vjeçari Ramazan Mataj u ekzekutua me 5 janar në Shkodër. Në momentin e ekzekutimit, viktima ka qenë i vetëm në automjetin tip “Benz”.
Hetimet për këtë ngjarje janë fokusuar tek lidhjet që mund të ketë pasur i riu me një vajzë.
Të afërm të tij janë marrë në pyetje, ndërsa sipas informacioneve të deritanishme konfliktet janë përjashtuar pasi i riu ka rezultuar se nuk ka pasur përplasje me shtetas të tjerë.
Gjithashtu mësohet se është gjetur telefoni i të riut, dhe pritet edhe zbërthimi i mesazheve. Pista kryesore deri tani është ajo e ngacmimeve të vajzave në rrjete sociale.
Dyshohet se në këtë atentat ka qenë një autor që fillimisht ka qëlluar nga dera e pasagjerit dhe më pas ka qëlluar nga dera e shoferit. Burimet thonë se është qëlluar me 27 plumba ndaj makinës së 33-vjeçarit.
Ndërkohë kontrollet janë bërë edhe me qenin e policisë që ka gjetur gjurmët deri në njëfarë pike, ndërsa hetimet janë ende në vijim.
Sapo ka ardhur 33-vjeçari në mjet, autori ka hapur zjarr duke e qëlluar me 27 plumba drejt automjetit të tij. Ka qenë një banor i zonës, ai i cili më pas ka konstatuar viktiminën dhe ka lajmëruar Policinë.
Zona ku ka ndodhur atentati nuk është e mbuluar me kamera sigurie, pasi vrasja ka ndodhur në një rrugë dytësore, në të cilën nuk gjenden banesa dhe as biznese.
Ramazan Mataj nuk kishte precedent penale në vendin tonë. Ai ka jetuar më parë në Belgjikë nga ku është kthyer para një viti.
Lini një Përgjigje