TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2025, 11:30

Gjendet lëndë plasëse poshtë një automjeti në Burrel, nisen forcat xheniere nga Tirana

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet lëndë plasëse poshtë një automjeti në

Një sasi lëndë plasëse është gjetur poshtë një automjeti në qytetin e Burrelit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pjetër Budi”, në Mat.

Ende nuk dihen rrethanat, por pritet që në vendngjarje të mbërrijnë nga Tirana forcat anti-eksploziv për veprime të mëtejshme. Makina është në pronësi të shtetasit Edmond Pasha, i cili ka konstatuar lëndën plasëse dhe më pas ka njoftuar policinë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në përditësim...

Lini një Përgjigje