TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2025, 09:36

Dyshohet për një lidhje dashurie, zbardhet pista e hetimit për atentatin ndaj Ramazan Matës

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet për një lidhje dashurie, zbardhet pista e hetimit për

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mata, i cili u ekzekutua me armë zjarri ditën e djeshme në Shkodër.

Mësohet se pista e vetme në të cilën po heton policia është një lidhje dashurie që 33-vjeçari Ramazan Mata ka pasur.

Autori i ka zënë pritë 1.2 km larg banesës së tij. Gjurmët e autorit janë ndjekur përmes një qeni të sofistikuar, ndërsa qeni i policisë i ka çuar deri në një farë distance në gjurmët e autorit.

33-vjeçari është gjetur i pajetë në automjetin e tij nga banorët e zonës. Viktima është qëlluar me automatik kallashnikovi duke mbetur i vdekur në vend. Ramzan Mata kishte jetuar për rreth 1 vit në Belgjikë, ndërsa punonte në Ulqin. 

Lini një Përgjigje