TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Janar 2025, 22:39

Krim pasioni në Fier? 40-vjeçari dyshohet se u plagos nga i dashuri i gruas

Shkruar nga Pamfleti

Krim pasioni në Fier? 40-vjeçari dyshohet se u plagos nga i dashuri

40-vjeçari në Fier dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri nga i dashur i gruas. Këto janë të dhënat më të fundit, lidhur me ngjarjen ndodhur sot në mbrëmje.

Nga informacionet paraprake mësohet se mes dy personave ka ndodhur një sherr në një lokal, dhe më pas K. Beqaj ka plagosur me armë zjarri 40-vjeçarin.

40-vjeçari mësohet se është në proces divorci me bashkëshorten e tij, ndërsa autori dyshohet se ka lidhje dashurore me gruan e plagosurit.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ka një plagë në bark.

 

Lini një Përgjigje