TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2025, 13:22

Atentati në Shkodër, babai i Ramazan Matës paralajmëron hakmarrje: Gjaku lahet me gjak

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Shkodër, babai i Ramazan Matës paralajmëron

Babai i 33-vjeçarit Ramazan Matës, Fatmir Mata tha se djali i tij nuk është përfshirë në asnjë punë të paligjshme.

Në kushte të rënduara psikologjike për humbjen e djalit, ai kërkon nga autoritetet arrestimin e menjëhershëm të autorëve, ndërsa shprehet se 33-vjeçari nuk ka pasur probleme me askënd. 

Ai tha se nëse atentati ndaj djalit të tij nuk do të zbardhet, do ta kërkojë vetë autori. I ati i Ramazan Matës thënë gjithashtu se gjaku lahet me gjak ndërsa ka paralajmëruar hakmarrje.

“Gjaku lahet me gjak. Mos abuzoni. Nuk jemi ne njerëz që merremi me punë të pista. Nuk kemi lidhje me asnjë, vetëm punë shtëpi, shtëpi punë. Mos krijojmë viktima më shumë, ta mbyllim programin me keq, nëse nuk del do e kërkoj vetë, nuk do shkojë gjatë. Nuk kemi asnjë dyshim, më pas dyshim do kisha vepruar brenda 24 orëve. Ka qenë i papërgatitur. Në 8:20 na kanë lajmëruar, unë kam shëtitur gjithkund.

Djali punonte në Mal të Zi. Priste fejesën dhe letrat. I kërkoj shtetit drejtësi, mos të hapen viktima të tjera, mos të marrim rrugë pa dashje me fjalë. Kur nuk del e drejta, do e gjej vetë. Do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyn shteti. I bëj thirrje shtetit të kapen autorët sa më parë”, u shpreh Fatmir Mata për “TCH”.

 

Lini një Përgjigje