Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në kryeqytet, pasi kundërshtuan dhe dhunuan uniformat blu.
Mësohet se të arrestuarit janë një 32-vjeçar dhe një 30-vjeçar. Sipas policisë 32-vjeçari ka goditur punonjësin e policisë, ndërsa tjetri i cili ishte pasagjer në mjet ka kundërshtuar duke mos pranuar kryerjen e procedurave policisë.
“Dy shtetas 32 dhe 30 vjeç janë arrestuar nga policia. Sipas policisë 32-vjeçari ka goditur punonjësin e policisë në detyrë.
Ndërsa shtetasi tjetër, pasagjer në mjet ka kundërshtuar duke mos pranuar kryerjen e procedurave policisë.
Të rinjtë janë arrestuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, njofton policia.
Lini një Përgjigje