
Zbardhen detaje nga vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mata në Shkodër. Mësohet se i riu u nxor në pritë nëpërmjet rrjeteve sociale.
Nga hetimet e policisë ka rezultuar se 33-vjeçari është nxjerrë në pritë nëpërmjet rrjetit social Facebook nga një profil me emrin e një femre. Me një llogari false ajo i ka lënë takim në zonën ku u vra. Nga telefoni i viktimës ka dalë se vajza i ka nisur një voice mesazh Matajt. Në bisedat në Facebook dhe voice vajza ka pretenduar se ka një njeriun e saj të afërt në atë zonë.
Sipas burimeve nga policia, vendi është zgjedhur qëllimisht pasi aty nuk ka kamera dhe banesat e tjera janë larg në mënyrë që të mos dëgjoheshin të shtënat.
Sapo 33-vjeçari ka shkuar në mjet, autori ka hapur zjarr duke qëlluar me 27 plumba drejt automjetit të tij. Ka qenë një banor i zonës, ai i cili më pas ka konstatuar viktiminën dhe ka lajmëruar Policinë.
Lini një Përgjigje