TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Tetor 2025, 13:01

Atentati ndaj ish-prokurorit/ GJKKO lë në burg Amar Shkëmbin, u ekstradua dje nga Dubai

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj ish-prokurorit/ GJKKO lë në burg Amar Shkëmbin, u

GJKKO ka lënë në burg Amar Shkëmbin, i cili u ekstradua dje nga Dubai.

Shkëmbi dyshohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, Aleksandër Lahos dhe humbi jetën një javë pas ngjarjes shoferi Andi Maloku. 

Shkëmbi ndodhej i strehuar në Dubai, një vend ku shpesh gjenden shumë nga personazhet e botës së nëndheshme të krimit shqiptar.

Shkëmbi dyshohet si i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, i cili udhëtonte në një automjet me Aleksandër Lahon i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”. Si pasojë e të shtënave me armë drejt automjetit, mbeti i plagosur ish-Prokurori dhe u vra shoferi i tij, Andi Maloku.

Amar Shkëmbi konsiderohet nga SPAK si pjesëtar i grupit të Plarent Dervishaj, i cili po gjykohet në GJKKO në lidhje me disa çështje penale.

Lini një Përgjigje