TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Mars 2026, 09:47

Atentati ndaj Erogen Brajoviç, si i shpëtoi kapjes Barush Bregu; policia jep detaje mbi krahun e djathtë të Licëve

Shkruar nga Pamfleti
Atentati ndaj Erogen Brajoviç, si i shpëtoi kapjes Barush Bregu;
Ibrahim Lici dhe Barush Bregu

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në qytet, ku një person qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë tentativës së policisë për ta ndaluar.

Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për Barush Bregun, 40 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, i cili është shpallur në kërkim. Ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër me qëllim kanosjen e punonjësve të policisë, ndërsa largohej nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në lagjen “Guerrile”. Gjatë operacionit policor u arrestuan Ervis Baba, 43 vjeç, si dhe një 17-vjeçar, të dy banues në të njëjtën lagje.

Nga hetimet rezulton se, gjatë patrullimit në zonë, shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti që drejtohej nga 43-vjeçari Ervis Baba, në të cilin udhëtonin edhe i mituri dhe Barush Bregu. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë, por ka shtuar shpejtësinë dhe ka kryer manovra të rrezikshme, duke bërë që efektivët të vihen në ndjekje të automjetit.

Gjatë ndjekjes, Bregu dyshohet se ka zbritur nga automjeti dhe, ndërsa largohej, ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip pistoletë.

Policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë armën e zjarrit me municion që dyshohet se u përdor nga 40-vjeçari, si dhe automjetin tip “Volkswagen Seat” me të cilin lëviznin këta shtetas.

Sipas policisë, Barush Bregu ka precedentë penalë për armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe vjedhje.

"Shkodër/Zbardhen autorësia dhe rrethanat e rastit të pasdites së djeshme, në lagjen “Guerrile”, ku u kanosën me armë zjarri, punonjës të Policisë, gjatë ndjekjes së një automjeti.

Arrestohen drejtuesi dhe pasagjeri (i mitur) në automjetin me të cilin lëvizte 40-vjeçari që qëlloi me armë zjarri, në ajër, për të kanosur punonjësit e Policisë. Identifikohet dhe shpallet në kërkim 40-vjeçari, shtetas me precedent të theksuar për disa veprimtari kriminale.

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë) me municion, e përdorur në këtë rast.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, të kryera per sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e autorësisë së rastit të datës 09.03.2026, kur rreth orës 15:10, në lagjen “Guerrile”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dhe Komisariatin e Policise Shkoder zhvilluan operacionin e koduar “Risku”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasi Ervis Baba 43 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në lagjen “Guerrile”.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi B. B., 40 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, me precedent për armëmbajtje pa leje, prodhim/shitje narkotikësh dhe vjedhje.

Dje, gjatë patrullimit në këtë zonë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, automjetit që nga hetimet rezultoi se e drejtonte 43-vjeçari dhe kishte pasagjerë të miturin dhe shtetasin e shpallur në kërkim.
43-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen, duke shtuar shpejtësinë dhe kryer manovra të rrezikshme me automjet. Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit.

Gjatë ndjekjes, shtetasi B. B. dyshohet se ka zbritur nga automjeti, dhe gjatë largimit, ka qëlluar me armë zjarri (pistoletë), ne ajer me qëllim kanosjen e punonjësve të Policisë.

Arma e zjarrit me municion e dyshuar e përdorur nga shtetasi B. B., u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Volkswagen Seat” me të cilin leviznin këta shtetas. Punohet intensivisht për kapjen e shtetasit B. B..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi apo mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.", njofton policia.

atentati ndaj erogen brajoviç barush bregu

Lini një Përgjigje