TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Mars 2026, 08:49

Tritol automjetit në Tiranë, kush ishte shënjestra (Emri)

Shkruar nga Pamfleti

Tritol automjetit në Tiranë, kush ishte shënjestra (Emri)

Një sasi lënde plasëse është vendosur në një automjet në Tiranë, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50 të mëngjesit të së martës. Lënda plasëse iu vendos automjetit të shtetasit Oltjon Klosi.

Nga raportimet mësohet se një person me biçikletë, ende i paidentifikuar, i është afruar mjetit të Klosit, ka vendosur lëndën plasëse dhe më pas është larguar.

Policia ende nuk ka një pistë lidhur me ngjarjen, por po heton lidhur me përplasjet që mund të ketë Klosi me persona të tjerë, për shkak të aktiviteteve të tij.

Nga raportimet mësohet se ai është person me precedent penal, ndërsa lëviz mes Shqipërisë dhe Spanjës.

“Më datë 10.03.2026, rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit O. K., 36 vjeç.

Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi Policia.

 

tritol automjet tirane

1 Komente

  1. T
    Tony

    Si te krijohet nje brez pa aresim, pa edukate e kulture qe nuk kane nje zeje a profesion e nuk ka pune cfare mund te pritet? Injorance papunesi imoralitet = krim.

    Lini një Përgjigje