Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
I arrestuari është Bledar Barsan, i cili kërkohej nga autoritetet italiane pasi është dënuar nga Gjykata e Ankonës me 8 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim për plagosje, kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe vjedhje, sipas legjislacionit penal të Italisë.
Strukturat për hetimin e krimeve të rënda realizuan kapjen e 32-vjeçarit, ndërsa autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
"Në vijim të shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kryen veprimet për arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bledar Barsan, 32 vjeç. Gjykata e Ankonës e ka dënuar këtë shtetas, me 8 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim, për plagosje, kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe vjedhje, sipas parashikimeve të ligjit penal të Italisë. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali", njofton policia.
Lini një Përgjigje