TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Mars 2026, 12:46

Kishin kthyer apartamentin në çerdhe prostitucioni, arrestohen dy rumune në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Kishin kthyer apartamentin në çerdhe prostitucioni, arrestohen dy

Dy shtetase rumune janë arrestuar nga Policia e Fierit në kuadër të operacionit të koduar “Transit”, pasi akuzohen për ushtrim të prostitucionit.

Në pranga ranë I.D., 21 vjeçe, dhe G.B., 45 vjeçe, të dyja banuese në Rumani. Sipas policisë, ato kishin marrë një banesë me qira, të cilën e përdornin për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm.

Në lidhje me këtë rast, dy persona të tjerë janë vënë nën hetim penal, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 250 euro dhe 5000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari, si dhe një automjet dhe pesë telefona celularë.

“Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për një tjetër rast prostitucioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Transit”, arrestuan shtetaset: I. D., 21 vjeçe, dhe G. B., 45 vjeçe, të dyja banuese në Rumani”, bëri me dije policia.

Lini një Përgjigje