TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shtator 2023, 12:28

Humbi jetën me Jet Ski në Himarë, familjarët e 16-vjeçarit kërkojnë drejtësi: Do bëjmë vetëgjyqësi nëse ngjarja nuk zbardhet

Shkruar nga Pamfleti

Humbi jetën me Jet Ski në Himarë, familjarët e

Familjarët e 16-vjeçarit Kei Xhaja të vrarë me Jet-Ski në plazhin e Llamanit në Himarë kanë protestuar sot duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes. Ata bëjnë thirrje për drejtësi.

16-vjeçari u përplas me Jet-Ski në plazhin e Llamanit në Himarë disa ditë më parë dhe ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, teksa familjarët kanë kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Do bëjmë vetëgjyqësi nëse ngjarja nuk zbardhet”, tha babai i 16-vjeçarit.

Kujtojmë se shokët e të miturit kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me ngjarjen. 

Shoku i tij pranon se në fillim dhanë dëshmi të rreme në polici për shkak të presionit që morën nga pronari i Jet Skive, të cilin e identifikon si Renato Panajoti.

“Policia erdhi në urgjencë, aty po flisja me pronarin e Jet Skive. Më tha që më rrezikohet biznesi mund të themi se është hedhur nga shkëmbi, nuk kemi çfarë i bëjmë, kjo që ndodhi ndodh. Në fillim deklaruam se është hedhur nga shkëmbi. Nga trauma s’dinim si të vepronim na u shtua dhe pak presioni. Pasi u kthjelluam pak dhamë dëshminë tamam”, tha ai.

Danieli, është i mituri tjetër që ndodhej në të njëjtin jet ski me viktimën që gjatë përplasjes mbeti dhe vetë i plagosur. Ashtu si miku i tij Rigersi edhe ai tregon se në momentin që morën Jet Ski nuk i pyeti askush për moshën e tyre, ndërsa pas aksidentit iu dha ndihmë nga një person rastësor që kishte dalë në det me varkë.

Edhe Danili e pranon se fillimisht gënjeu për ngjarjen, por siç tregon në praninë e babait të tij, ishte nën presionin e pronarit të Jet Skive.

“Morëm presion nga pronari i jet skive, duke na thënë që jemi hedhur nga shkëmbi. Ne ishim në momentin që nuk ishim në gjendje të mirë psikologjike, që ta kuptonim me çfarë qëllimi na e tha ai atë, nuk kishin asnjë ndihmë, as psikolog, as avokat as ndihmë mjekësore. E kuptova vetë që nuk kishte sens, ajo që po thonim. Fola dhe tregova të drejtën”, rrëfen ai.

16 vjecari proteste familjare drejtesi

Lini një Përgjigje