
41-vjeçari Elton Lushaj është arrestuar në Vlorë pasi ishte shpallur në kërkim për zjarrvënie.
Dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë djegur qëllimisht 3 automjete në muajin korrik.
Ngjarja ka ndodhur më 18 korrik në lagjen 'Pavarësia' në Vlorë, ku tre automjetet kanë qenë të parkuara poshtë një pallati.
Porositësi i vënies së zjarrit Julian Çobo 32 vjeç, si dhe ekzekutori Kreshnik Yzeiri, 40-vjeç, ranë në pranga një ditë pas ngjarjes (19 korrik 2023), ndërsa bashkëpunëtori i tretë është arrestuar një ditë më parë. Gjykata e Vlorës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Tre mjetet kanë qenë në pronësi të Nerizan Hoxhës, Artur Hysit dhe Petref Koshenës, të cilët atë kohë kanë deklaruar se nuk kanë konflikte.
Lini një Përgjigje